Janë zhvilluar të dielën pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së 8 të kategorisë së parë në futboll. Matjanët luajtën në transfertë kundër ekipit të Korabit të Dibrës, një përballje kjo e konsuderuar gjithmonë derbi, për shkak të rivalitetit dhe se janë të dyja nga i njëjti qark.
Por dibranëve ju ka mjaftuar një gol i shënuar në minutën e 58 nga Dragoj për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme. Aksionet e djemëve të drejtuar nga tekniku Dorian Bubeqi kanë rezultuar të pasuksesshme për shkak se nuk është arritur finalizimi i tyre.
Që nga minuta e 72 Burreli luajti në disfavor numerik për shkak se Muriel mori kartonin e dytë të verdhë dhe gjyqtari kryesor vendosi ta nxjerrë jashtë fushe.
Minutat e mbetura nuk iu shërbyen matjanëve për të ndryshuar rezultatin e këtij takimi, duke bërë ë ai të mbyllej Korabi 1 e Burreli 0.
Ndeshjet e tjera përfunduan, Bylis – Lushnja 1 me 0, Kastrioti – Vora 2 me 3, Luzi – Apolonia 0 me 3 dhe Tomori – Besa 2 me 2.
Në javën e nëntë të kategorisë së parë Burreli do të presë në shtëpi ekipin e Flamurtarit të Vlorës. Aktualisht Burreli është i pozicionuar në vendin e 11.