Deputetja e Qarkut Dibër, Aurora Mara ishte mbasdite në qytetin e Burrelit ku mori pjesë në mbledhjen e radhës të shtabit të Emergjencave Civile në Bashkinë Mat.
Në fjalën e saj Mara falenderoi secilin prej anëtarëve të shtabit për gatishmërinë e treguar duke ju gjendur pranë banorëve të Matit. Ajo tha se moment të tilla janë solidare dhe bashkuese për të gjithë.
Deputetja e Kuvendit, Aurora Mara shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me secilin për të përballuar këtë fatkeqësi natyrore që për fat të mirë në Mat nuk shënoi viktima.