Rekamë

Është ndarë nga jeta në menyrë të parakohshme vëllai i deputetit të qarkut Dibër Xhelal Mziu.

Deputeti Mziu e ka bërë publik këtë lajm me anë të një postimi në facebook teksa familja e tij pret vizita nesër në Kamëz.

Me hidhërim të thellë njoftoj për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait tim Rasim Rahman Mziu.
Ceremonia mortore bëhet nesër ditën e shtunë, me datë 04.12.2021, në orën 14:00 në varrezat e Sharrës.
Pritja bëhet në rrugën e Arbërit, Kodër Kamëz (pranë Universitetit Bujqësor).