Deportohen me avion nga Anglia për në atdhe 26 shqiptarë, disa prej tyre të dënuar për drogë

Deportohen me avion nga Anglia për në atdhe 26 shqiptarë, disa prej tyre të dënuar për drogë

Autoritetet britanike kanë kthyer në Shqipëri 26 shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur nga Home Office në Londër. Mes të deportuarve janë edhe persona të përfshirë në aktivitete kriminale, mes tyre dhe të dënuar për drogë të klasit A.

Britania e Madhe ka nisur një fushatë për largimin e shqiptarëve ilegalë dhe kthimin e tyre në atdhe.

Ndërkohë nuk kanë munguar deklaratat e forta të zyrtarëve britanikë ku kërkojnë rikthimin në Shqipëri të emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht, madje disa prej tyre nuk e kanë shmangur edhe gjuhën e rëndë kundër shqiptarëve.