Denoncojnë banorët e Homeshit: rruga nuk është bërë me standarde

Denoncojnë banorët e Homeshit: rruga nuk është bërë me standarde

Asflatimi i rrugës së lagjes “Ruse – Jelle” në fshatin Homesh të Njësisë Administrative Shupenzë, në Bashkinë e Bulqizës, ka ngjallur reagimin e banorëve. Këta të fundit thonë se zbatimi i këtij projekti nuk është bërë sipas standarteve pasi rruga është e ngushtë dhe përbën vështirësi për ndërrimin e dy automjeteve. Banorët e fshatit Homesh, shprehen se u gëzuan kur nisi asfaltimi i kësaj rruge, por devijimi i saj nga projekti ka bërë që të mungojnë muret mbrojtëse, duke çuar në rrëshqitje të saj gjatë sezonit të vaditjes apo kur ka reshje shirash. Gjithashtu ata kërkojnë që kanalet anësore të jenë të betonuara, pasi zhavorri, gurët e balta vërshojnë në asfalt sa herë ka reshje. Akoma pa nisur stina e dimrit rruga ka pësuar rrëshqitje. Kërkesat e banorëve të fshatit Homesh kanë qenë të vazhdueshme që firma zbatuese e projektit t’i përmbahej atij me rigorizitet, por ankesat e tyre ranë në vesh të shurdhët nga instancat përgjegjëse.

Banorët kërkojnë nga bashkia Bulqizë që të merren masa sa më parë për hapjen e kanaleve anësore dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse sikur kanë qenë të shprehura në projekt, pasi nga rrëshitja rrugës mund të rrezikohen edhe banesat pranë saj.