Denoncimi, rruga e ngushtë pengon shitjen e një boti gazi

0
5

Hysen Murra dhe banorët e fshatit Vlashaj në Njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës, për më shumë se dy dekadash po përballen me një fenomen të veçantë. Rruga që i lidh ato me qendrën e njësisë administrative është e ngushtë e për pasojë asnjë mjet i tonazhit të rëndë nuk futet dot. Kjo ka bërë që Hysen Murra të mos e shesë dot një bot gazi të cilin e ka blerë në vitin 1997 dhe që e mban pranë biznesit të tij. Hyseni tregon se nuk mund të futet mjeti që transporton këtë bot deri aty pasi rruga është shumë e ngushtë. Edhe banorët e fshatit Vlashaj prej 2 dekadash nuk përdorin autokombanjë për korrjen e grurit sepse ky mjet nuk futet dot për shkak të ngushtimit të rrugës në Shupenzë. Hysen Murra thotë se ka vëtë në dijeni të gjitha instancat, por askush nuk e ka zgjidhur këtë problem. Hyseni kërkon reagimin e instancave përgjegjëse për këtë problem që nuk po merr zgjidhje prej më shumë se 20 vitesh.