Denoncimi i Berishës, Reagon Pasha: Nuk më shantazhon dot, fotoja nuk është bërë gjatë kësaj periudhe

0

Menjehere pas postimit te ish kryeministrit Berisha ka ardhur edhe reagimi i kryetarit te PS Mat, Hasan Pasha. Me nje status ne facebook kryetari Pasha ka nenvizuar faktin qe fotoja eshte bere kohe me pare dhe jo ne kete periudhe ku lokalet nuk lejohen te kryejne aktivitetin e tyre.

Pasha gjithashtu ka shtuar qe Berisha eshte mashtruar nga kjo foto dhe se ai nuk eshte as narkokryetar as hajdut e as vrases.

Statusi i Kryetarit te PS Mat Pasha ne facebook

Sali !
Nuk më emocionon dhe nuk më shantazhon dot me fotot që keni publikuar sot për mua.
Unë nuk jam narko-kryetar, as hajdut, as vrasës, as i korruptuar e as mashtrues.
Të kanë gënjyer me këtë foto. Në se e shikoni me kujdes foton, në se ke sy në ballë, personat janë me xhupa, si për dimër. Pra, nuk bëhet fjalë që unë të kem frekuentuar lokalet.
Ju dhe mashtruesit që sajoni postime të tilla, të pavërteta, do të mbani përgjegjësi ligjore. Nuk është hera e parë që ty Sali të mashtrojnë me “qytetarin dixhital”.
Ty Sali të shqetëson fakti se në rrethin e Matit ka zero të infektuar nga Covid 19.