Denoncimi i Berishës: Lura prej 30 ditësh pa drita, Rama po shkatërron këtë margaritar turistik

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video në mediat sociale të disa banorëve në zonën e Lurës, të cilët prej ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Berisha shkruan se; Lura turistike 30 ditë pa drita dhe se Edvin Hajduti, u premtoi teleferikun u preu energjinë elektrike

. “Lura turistike 30 ditë pa drita. Edvin Hajduti, u premtoi teleferikun u preu energjinë elektrike. Dënoj qëndrimin shkatërrues të Edvin Hajdutit ndaj Lurës, margaritarit të turizmit malor shqiptar dhe banorëve të saj. Kërkoj furnizimin me urgjencë, me energji elektrike të Lurës. Sb- shkruan Berisha.


Nga ana tjetër, banorët shprehen se pushteti për to nuk ka bërë asgjë, dhe se duhet të dëgjohet zëri i tyre. “Ky pushtet, që kur ka ardh asgjë të hajrit nuk e ka bërë. Nëse ka media pushtet, kurse opozitë që të na dëgjojë duhet ta ketë parasysh dhe të na dëgjojnë. Në Lurë, janë 4 hidrocentrale mbi 20 mega dhe ne nuk kemi drita. Si ka mundësi kjo? Nuk e kemi muhabetin për fushatë, por e kemi për një fakt që ekziston pa ide politike, por Lura ka mbetur mbrapa. Prandaj i lutemi drejtësisë, të vejë dorë në këtë komb.”- shprehen banorët.