Aktivisti dhe juristi Elton Laska ka denoncuar ditën e sotme shkatërrimin e Urës së Matit, ose siç njihet ndryshe Ura e Zogut.

I ftuar në emisioonin ‘ABC-ja e Mëngjesit’, ai ka deklaruar se kjo urë është një trashëgimi kulturore e ndërtuar nga italianët dhe nuk duhet të lejohet që të rrezikohet.

Mirëpo, sipas Laskës, ky shkatërrim ka shërbyer edhe “për mirë”, pasi deri dje askush nuk e njihte këtë urë, pasi nuk kishte asnjë tabelë identifikuese.

Kjo urë ka qenë një nga veprat tektonike të ndërtuara nga italianët. Është një urë me pesë harqe dhe është një urë që nga mënyra e ndërtimit ndahet në dy epoka.

Përveç faktit që ne jemi banor, jemi një grup rinor, një qendër. Ne jetojmë atje dhe nuk mund ta tolerojmë këtë gjë. I drejtohemi edhe bashkisë se është monument kulture.

Kjo ka edhe anë pozitive se deri dje nuk e dinin se kush ishte Ura e Milotit se nuk kishte asnjë tabelë. Tani e kanë kuptuar”, – tha aktivisti.

Imazhi mund të përmbajë: qiell, mal, bridge, jashtë, ujë dhe natyrë
Imazhi mund të përmbajë: mal, qiell, jashtë, ujë dhe natyrë
Imazhi mund të përmbajë: bridge, qiell, jashtë, natyrë dhe ujë
Imazhi mund të përmbajë: oqean, bridge, jashtë, ujë dhe natyrë