
Dënimi i protestuesve për trazirat e ndodhura në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 ka sjellë edhe reagimin e deputetes së zgjedhur Dhurata Çupi.
Deputetja matjane e ka cilësuar këtë vendim si politik dhe të papranueshëm.
Gjithashtu Çupi u shpreh se gjykata e Matit duhet të priste Kushtetuesen para se të jepte një vendim.
Statusi i Çupit në facebook
Kur ende Gjykata Kushtetuese nuk ka dalë me vendim pēr 30 qershorin e 2019, gjykata e Matit nxiton të dënojë politikisht ata që kërkuan me cdo kusht zgjedhje të barabarta e të lira.
Vendimi për të dënuar 14 qytetarë që bënë betejë për demokracinë duke lënë 4 prej tyre në burg, është vendim politik dhe papranueshëm.
Drejtësia vepron me padrejtësi ndaj të pamundurve ndërsa mbyll sytë ndaj atyre që bënë zgjedhje moniste.