Gjenerali Pervez Musharraf, ish-president dhe lider ushtarak në Pakistan u dënua me vdekje gjatë një seance të posaçme në Islamabad. Gjykata me 3 pjesëtarë e dënoi atë për akuzën e tradhtisë së lartë, me të cilën përballej që prej vitit 2013-të. 

Musharraf mori pushtetin pas një grushti shteti në vitin 1999 dhe shërbeu si president i vendit nga 2001 deri në 2008-tën. Ai gjendet aktualisht në Dubai, pasi u lejua të largohej nga vendi për trajtim mjekësor në vitin 2016-të. 

Akuza lidhet me vendimin e gjeneralit për të pezulluar Kushtetutën në vitin 2007 kur impelementoi ligjin e emergjencës për zgjatjen e mandatit të tij. Ai është udhëheqësi i parë ushtarak që përballet me një proces gjyqësor në Pakistan për pezullimin e Kushtetutës.