
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burg 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia, i akuzuar për “Vrasje e krye në bashkëpunim”.
Gjykata dha dënimin maksimal për Mikel Alian me 32-vite burg, siç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoinga gjykimi i shkurtuar iu ul dënimi. Kështu Aliu do të qëndrojë pas hekurave për 21 vite e 4 muaj.
Mikel (Gjovalin) Alia është personi i vetëm i marrë i pandehur për vrasjen e Eri Zefit, i cili u ekzekutua më 1 tetor të 2019 në Zall Xhuxhë të Mirditës.
Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur më 1 tetorit të vitit 2019. Ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës është i dënuar vrasjen e një familjari të të akuzuarit.
Gjovalin (Mikel) Alia dhe Eri Zefi ishin shokë fëmijërie. Viktima ishte ngujuar që prej shkurtit 2019 për shkak se vëllai i tij Ndue Zefi vrau fqinjin e tyre Martin Ndrecën.
Mikel (Gjovalin) Alia akuzohet se nxori në pritë para atentatorëve Zefin,duke i kërkuar që të shkonin të vidhnin kanabis, por që më pas u ekzekutua me breshëri plumbash.