Rekamë

Megjithëse qytetarët e Qarkut Dibër presin që shumë shpejt të lëvizin në rrugën e Arbrit, siduket kjo nuk është ende gati për këtë. Shirat e mëdha të rëna gjatë muajit Janar kanë shkaktuar probleme në këtë rrugë ende të papërfunduar.
Ndërkohë në segmentin Ura e Vashës – Qafa e Buallit, traseja ka pësuar dëmtim, pasi ka rrëshqitje të tokës. Siç shihet edhe nga pamjet, traseja e rrugës ka pësuar ulje, çka është reflektuar edhe në murin mbrojtës.
Muri ka pësuar zhvendosje prej disa centimetrash, duke bërë që të ketë nëvojë për ndërhyrje. Ujërat e mbledhura nga shirat e rëna në muajin e parë të këtij viti kanë vërshuar përmes rrugës së Arbrit, pasi kanalet kulluese anësore u tejmbushën.
Kjo nuk është hera e parë që në segmente të ndryshme të rrugës së Arbrit ka probleme të tilla. Prurjet e mëdha të zallit të Bulqizës, dëmtuan në një pjesë të konsiderueshme trasenë e rrugës së Arbrit në Gjoricë.