Ura që lidh fshatrat Dars, Bel, e Fullqet, e disa fshatra të Xibrit me qytetin e Klosit është kthyer në problematike për drejtuesit e mjeteve. Mbi urë gjenden gropa të mëdha, por ky nuk është problemi i vetëm, pasi makinat rrezikojnë të çajnë gomat në hekurat që kanë dalë prej betonit. Banorë të zonës thonë se ura në fjalë e njohur si ura e Fullqetit, përbën rrezik për ta pasi ka disa dëmtime të dnryshme. Në njërën anë të saj janë prishur edhe hekurat mbrojtës të cilët rrezikojnë jetën e këmbësorëve. Po ashtu, banorët thonëse ujërat e shiut po dëmtojnë këmbën e urës në anën e Klosit. Vërshimi i ujërave po gërryen dita ditës këmbën e urës. Ata kërkojnë zgjidhje të shpejtë të këtij problemi sa ende nuk është shkaktuar dëmi i madh, për kthimin në jofunksionale të kësaj ure të rëndësishmë për më shumë se tre fshatra. Ndërkohë një pusetë që mban linjën e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët, është e hapur, duke mos patur asnjë siguri në të.