Dema: Shirat kanë krijuar shumë probleme, Bashkia Klos do të ndërhyjë me sa mundësi ka

0
9

Reshjet e shumta të shirave të rëna gjatë muajit Janar kanë shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm në infrastrukturën rrugore, por edhe në toka bujqësore. Në shumë fshatra ka patur rrëshqitje të mëdha të tokës, siç ishte edhe rasti në fshatin Mishtër të Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë Klos. Rrëshqitja e tokës pranë banesave të familjeve Qosja, rrezikon tju shemb edhe shtëpijat, pasi çarja e tokës ka shkuar pranë tyre. Përgjegjësi i Zyrës së Mbrojtjes Civile në Bashkinë Klos, Nerim Dema tha se dëme të tilla janë krijuar në disa fshatra, ndërsa bashkia do të ndërhyjë për ndërtimin e mureve mbrojtëse në ato vende ku rrezikohen banesa, siç është edhe rasti i familjeve Qosja.
Situata e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve pritet të rikthehet në javën e ardhshme. Sinoptikanët kanë paralajmëruar se reshjet e shirave do të jenë me intensitet të lartë në javën e dytë të muajit Shkurt.