Del në treg molla e Dibrës, Del në treg molla e Dibrës, mungon tregu dhe magazinimi frigoriferik
Fermerët e Dibrës kanë nxjerrë në treg mollën e parë për këtë sezon. Ndonëse prodhimi është i kënaqshëm dhe cilësor, problem mbetet tregu i shitjes.
Agron Ferruku shprehet se prej tri ditësh ka nxjerrë në shitje frutin e mollës, por kërkesa është shumë e ulët. Ferruku, i cili ka zgjedhur ta shesë prodhimin e tij në rrugën nacionale Peshkopi – Tiranë, thotë se nga viti në vit, fuqia blerëse po bie e kjo lidhet direkt me rënien e numrit të popullsisë. Ai prodhon rreth 20 ton mollë çdo vit, por pjesën më të madhe ose e shet me çmim shumë të ulët, ose e hedh.
Nga ana tjetër, Fermeri Ferruku thotë se problemi më i madh me të cilin përballen të gjithë fermerët e frutikulturës në Dibër është mungesa e ambienteve frigoriferike për ta ruajtur prodhimin në mënyrë që ta shesin gradualisht si në çdo vend tjetër të botës.
Dibra mbetet një ndër zonat më prodhuese të frutit të mollës, ndërsa fermerët përballen çdo vit me të njëjtat probleme, ku kryesore mbetet tregu i shitjes dhe mungesa e ambienteve frigoriferike.