Ballina AKTUALITET “Deklarata shokuese”, Vuçiç: Kompromis me Kosovën ose luftë

“Deklarata shokuese”, Vuçiç: Kompromis me Kosovën ose luftë

0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic ka paralajmëruar rikthimin e luftës në Ballkan nëse nuk arrihet një kompromis për Kosovën. Deklarata kercenuese dhe e paprecedente eshte bere mengjesin e se enjtes para gazetareve pas nje takimi qe kreu I shtetit serb zhvilloi me ambasasdoret e vendeve te Kuintit. Vucic tha se konflikti ne Nagorno Karabak deshmoi sesi nje konflikt I ngrire mund te kthehet ne katastrofe.

Sinkron Vucic

“Shumë mendojnë se tani gjendemi në pozitë shumë më të mirë për sa i përket Kosovës, për shkak të situatës së brendshme atje, dhe se deri në dhjetor apo janar Serbia nuk pret aq shumë presion nga fuqitë e mëdha. Por konflikti në Nagorno-Karabak tregoi se një konflikt i grirë mund të kthehet në katastrofë të vërtetë”,

Vucic është i vendosur të vijojë fuqizimin ushtarak të Serbisë pavarësisht marrëveshjes që mund të arrihen në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sinkron

Serbia edhe më tej duhet të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht që të mund të ruajë vendin e saj në çdo moment nga agresorët potencialë. Por, porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt

Presidenti i Serbisë ka thënë që ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.

Exit mobile version