Degradohet rruga Bulqizë e Vjetër – Qaf Buall, ankohen drejtuesit e mjeteve

Degradohet rruga Bulqizë e Vjetër – Qaf Buall, ankohen drejtuesit e mjeteve
Segmenti rrugor Bulqizë e Vjetër – Qaf Buall është në gjendje të degraduar prej shumë kohësh. Mungesa e mirëmbajtjes siç duhet ka bërë që qarkullimi i automjeteve të jetë i vështirë. Më problem ky aks është bërë për automjetet e vogëla të cilat përballen me gropa të mëdha. Por edhe mjetet e tonazhit të rëndë apo ato që transportojnë punëtorët tek minierat, përballen me vështirësi. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që kjo rrugë të mirëmbahet pasi edhe pse është ndërtuar rruga e varrezave apo është rruga tjetër që e lidh lagjen e vjetër të Bulqizës me rrugën e Arbrit, ajo është shumë e domosdoshme. Qytetarët e prononcuar i kërkojnë Bashkisë Bulqizë që të ndërhyjë në mbushjen e gropave dhe hapjen e kanaleve kulluese anësore. Me ndërtimin e rrugës së Arbrit ky segment i kaloi në inventar Bashkisë Bulqizë dhe është kjo e fundit që duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e saj.