Degradimi i rrugës nacionale Burrel – Skuraj reflektohet edhe në urat të cilat janë amortizuar totalisht

0

Degradimi i rrugës nacionale Burrel – Skuraj nuk është vetëm në trasenë e saj, ku gropat apo çedimet e karrexhatës janë në të gjithë aksin, por edhe në veprat e artit, siç janë urat.
Kjo është ura e “Karicës” vetëm pak kilometra larg qytetit të Burrelit. ajo është ndërtuar njëherësh me rrugën, ndërsa më vonë i është nënshtruar edhe përforcimeve në konstrukt. Megjithatë, dëmtimi i saj është i dukshëm sidomos në anën lindore, ku një pjesë e këmbës së urës është çarë, duke edhe çedim.
Por jo vetëm kaq, shtresa e urës është larguar nga njëra-tjetra si pasojë e këtij dëmtimi që ka pësuar ura në të dy anët e saj. Krijimi i hapsirës boshe është i dukshëm.
Urës i mungojnë edhe mbrojtëset anësore të cilat janë dëmtuar me kalimin e viteve. Mbi të kalojnë qindra mjete çdo ditë, përfshirë edhe ato të tonazhit të rëndë që transportojnë mineral kromi drejt Durrësit. Jashtë kameras drejtuesit e mjeteve shprehen se i gjithë aksi ka probleme, por kur ato janë të rrezikshme, ndërhyrja nuk duhet vonuar.