Rekamë

Ndalesa e radhës e dëgjesave publike të drejtuesve të Bashkisë Mat në kuadër të hartimit të paketës fiskale dhe projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, ishte Njësia Administrative Derjan. Në këtë takim me banorët ishin të pranishëm zv/kryetarët e Bashkisë Mat, Myslym Zeneli e Flutura Biba, kryetari i Këshillit Bashkiak Altin Bojni etj. Pasi bëri një rezyme të planifikimeve të investimeve të vitit të ardhshëm, zv/kryetari Myslym Zeneli tha se investimi në ujësjellës është drejt fundit dhe se kanë nisur testimet e rrjetit nga Macukulli në zonat poshtë. Po ashtu, prioritet sipas Zenelit, Bashkia Mat do të ketë edhe infrastrukturën rrugore asfaltike, ku një ndër ta është edhe rruga e kësaj Njësie Administrative.

Nga ana tjetër, banorët e pranishëm në këtë dëgjesë publike të Njësisë Administrative Derjan shpalosën problemet e tyre dhe kërkuan që ato të përfshihen për zgjidhje me investime në projekt-buxhetin e vitit 2024.