Dëgjesat e buxhetit në Rukaj e “Partizani”
Janë përmbyllur dëgjesat publike në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm të Bashkisë Mat. Drejtuesit e pushtetit vendor u ndalën në Njësinë Administrative Rukaj. Kryetari në Detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli, në prani të kryetarit të zgjedhur Altin Bojni dhe Deputetit Agron Malaj, tha se prioritet në këtë njësi administrative mbetet përmirësimi i infrastrukturës rrugore në shtrimin me asfalt të disa rrugëve, përmirësimi i sistemit të ujit të pijshëm, atij vaditës dhe investimet në shërbim të zhvillimit të turizmit.
Dëgjesa e fundit publike për buxhetin e 2026 u zhvillua me banorët e lagjes “Partizani” të qytetit të Burrelit. Në takimin me banorët e kësaj lagjeje Kryetari në Detyrë i Bashkisë Mat tha se do të vijojnë investimet në zhvillimin urban të qytetit të Burrelit, ku përmendi hapsirat publike, sistemin kapot të pallateve etj. Po ashtu, Zeneli u shpreh se vëmendje të veçantë do t’i jepet edhe investimeve në objektet arsimore në qytet dhe atyre të kulturës.
Paketa fiskale e vitit të ardhshëm mbetet e njëjtë me të vitit 2025.