Dëbora Rikthehet në Veri: Pastrohet Aksi Bogë-Theth, Reshje Edhe në Kelmend e Pukë
Reshjet e dëborës janë rikthyer në veri të vendit, duke mbuluar zonat malore. Si pasojë e uljes së temperaturave, dëbora ka rënë mbrëmjen e kaluar edhe në qytetin e Pukës.
Në aksin Bogë-Theth, borëpastrueset kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin e rrugës dhe kthimin e normalitetit, duke siguruar qarkullimin. Po ashtu, reshje dëbore janë regjistruar edhe në zonat e Kelmendit, përfshirë Lëpushën dhe Vermoshin.