Ballina POLITIKE Debatet për makinën “BMW” luksoze, Lleshaj: Jap dorëheqjen nëse është blerë më...

Debatet për makinën “BMW” luksoze, Lleshaj: Jap dorëheqjen nëse është blerë më shumë se 49 mijë euro

0

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar sot sërish ndaj akuzave lidhur me koston e automjetit luksoz të blerë nga ministria që ai drejton me fondet publike.

Në seancën e sotme parlamentare, në përgjigje të akuzave të deputetit opozitar, Andi Përmeti, i cili tha se automjeti është blerë 100 milionë lekë (të vjetra), ministri Lleshaj tha se mjeti është blerë në emër të ministrisë që ai drejton dhe se ai vetë ka në përdorim një automjet Honda të blerë prej vitit 2010.

Lleshaj deklaroi se nëse makina e ministrisë që ai drejton kushton më shumë se 49 mijë euro, ai jep dorëheqjen.

“Bëni mirë që bëheni zëdhënësi i një personi të caktuar që e quani media. Unë nuk e konsideroj të denjë për t’i kthyer përgjigje. Ju thatë diçka të bukur në fund, që në vend që t’i turrem medias unë shkoj në gjykatë. Medias të cilës ju i referoheni nuk quhet media sepse është një instrument i mashtrimit publik. Ajo po mashtron publikun prej disa ditësh duke thënë që Lleshaj ka blerë makinë.

Unë kam një makinë ‘Honda’ që prej vitit 2010. Kjo media ka pasqyruar një fakt të rremë që kam blerë automjet 100 milionë euro. Mjeti ka kushtuar vetëm 49 mijë euro edhe është blerë për llogari të Ministrisë së Brendshme. Nëse ka kushtuar më shumë se kaq, unë jap dorëheqjen”, – tha Lleshaj

Exit mobile version