Damian Gjiknuri prezanton Ulsi Manjën si drejtues politik të PS për Qarkun Dibër

Damian Gjiknuri prezanton Ulsi Manjën si drejtues politik të PS për Qarkun Dibër

Është prezantuar sot si drejtues politik për qarkun Dibër i Partisë Socialiste dibrani Ulsi Manja.

Ishte sekretari i ri i PS Damian Gjiknuri i cili prezantoi Manjën i cili njëkohësisht është emëruar edhe Ministri i ri i Drejtësisë.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i Bashkisë Mat, deputetja Aurora Mara si dhe kryetari i PS Mat, Hasan Pasha.

Gjiknuri në fjalën e tij u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme PS pretendon fitore të qartë në këtë qark.

Statusi i Gjiknurit në facebook

📌Dibër, takim me strukturat e Partisë Socialiste ku prezantova Ulsi Manjën si drejtues Politik të Qarkut.

Jam i bindur, që me pjekurinë dhe eksperiencën e tij, Ulsiu do dijë të udhëheqë Qarkun e Dibrës drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

Rikthimi në Dibër është gjithnjë i veçantë. Ndjehem krenar që një angazhim e premtim i hershëm i yni për Rrugën e Arbrit po bëhet realitet ne sytë e çdo banori të Qarkut të Dibrës.

Edhe në Dibër, riorganizimi e Partisë Socialiste në çdo strukturë është tepër i rëndësishëm për të dalë fitues në garën për zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe më tej ato parlamentare në 2025.