Dalin rezultatet/ Kryemadhi fiton bindshëm zgjedhjet brenda partisë. Nuk kishte rival

0

Një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Komisioni Zgjedhor i partisë doli sot për të deklaruar rezultatin e votimit për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Ish-deputetja Silva Caka ka njoftuar se Kryemadhi është konfirmuar në krye të LSI-së.