Rekamë


Ndonëse është një objekt kulti dhe në të luten besimtarët musliman të fshatit Maqellarë në Bashkinë Dibër, çuditërisht në minaren e kësaj xhamie janë vendosur antenna valësh të një telefonie celulare. Ky fakt ka shqetësuar besimtarët që shkojnë e luten në këtë objekt kulti. Ata kanë kërkuar që antenat të hiqen jo vetëm për faktin se shëmtojnë minaren e xhamisë, por edhe janë të rrezikshme pasi lëshojnë valë të dëmshme për shëndetin si dhe mund të bëhen objekt i goditjes nga shkarkesat elektrike, pra rrufetë. Shqetësimin e ngre edhe imami i kësaj xhamie, Shaban Skuka i cili shprehet se antenat duhet të hiqen menjëherë.

I kontaktuar nga Mat Televizion, Myftiu i Dibrës, Muis Kurulla tha se është në dijeni të shqetësimit të banorëve të Maqellarës dhe se këtë problematikë, ja ka përcjellë Komunitetit Musliman Shqiptar. Kjo nuk është hera e parë që objektet e kultit përdoren për vendosjen e antenave të telefonisë së lëvizshme apo shërbimeve të tjera elektronike.