Çudira në Dibër / Kabina elektrike në oborrin e shtëpisë, familja Dardeshi kërkon që OSHEE ta zhvendosë

0
16

Mund të duket e pabesueshme por rasti i familjes Dardeshi në fshatin Begjunec të Njësisë Administrative Melan në Bashkinë Dibër është i rrallë. Në oborrin e kësaj familjeje është ndërtuar një kabinë elektrike e cila furnizon disa abonent. Por për familjen në fjalë, ajo po ju rrezikon jetën, sidomos të fëmijëve. Duke qenë se kabina ndodhet në oborr, e zonja e shtëpisë, Defe Dardeshi shprehet se po rrezikohet jeta e fëmijëve të cilët luajnë në oborr dhe mund të futen në kabinë. Ajo shton se i ka kërkuar disa herë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të ndërhyjë dh eta zhvendosë, por deri tani nuk kanë bërë asgjë. Gjatë stinës së dimrit, Defe Dardeshi shprehet se ka shumë shkarkime elektrike që ju rrezikojnë jetën.
Fshati Begjunec ndodhet shumë pranë qytetit të Peshkopisë por kjo nuk e ka motivuar OSHEE për tja zgjidhur problemin familjes Dardeshi, duke e lënë në mëshirë të fatit me kabinën elektrike në oborr.