
Pak muaj më parë rruga nga spitali deri tek komisariati i policisë Bulqizë në lagjen e vjetër të këtij qyteti u rehabilitua e plotë. Investimi përfshiu asfaltimin e rrugës, kanalet e ujërave të shiut e atyre të ndotura, ndërtimin e trotuareve gjelbërimin etj. Por me gjithë këtë investim, rruga ëhtë burim aksidentesh. Në asfalt qëndron kjo shtyllë e përcjelljes së rrymës elektrike dhe gjysmën e karrexhatës e zënë kontejnerët e mbeturinave. Drejtuesit e automjeteve shprehen se këto janë burim i pastër aksidentesh dhe se duhet ndërhyrë menjëherë. Sipas tyre, shtylla duhet zhvendosur diku tjetër ndërsa për koshat e mbeturinave duhet ndërtuar një xhep që nuk ngushton rrugën.
Shtylla ndodhet në një nga rrugët më të përdorura të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës, ndaj dhe rreziku për aksidente është i madh.