Covid-19 vë në vështirësi familjet e varfra, një ndër to edhe familjen Ademi nga Bejni i Klosit

0
11

Katër anëtarë të familjes Ademi në fshatin Bejn në Bashkinë e Klosit jetojnë vetëm me prodhimet e një sere, që kanë ndërtuar afër banesës. Ndonëse ata tani po mbjellin perimet e para kryesisht të sallatës apo qepës e hudhrës së njomë.

Kryefamiljarja Gjile Ademi shprehet se nuk dinë se si do shkojë situata më tej, sepse ju duhet të zbatojnë aktin normativ për të mos lëvizur nga fshati. Në këto kushte, kryefamiljarja thotë se familja e saj nuk ka mundësi të sigurojë të ardhura e për këtë, nuk mund as të ushqehet.

Si kjo familje janë edhe shumë të tjera të cilat situata e krijuar nga virusi Covid-19 i ka goditur më së shumti.