Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 25 raste të reja me COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të të dhënave. Bëhet me dije se dyshohet për një vatër të re në Tiranë.

Numri total i rasteve me koronavirus në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë është 1029 prej të cilëve 33 kanë ndërruar jetë. /O