Rekamë

Kishte shkuar të shihte babain e tij që jeton në fshatin Tërnovë e Vogël, Xhaferr Ferruku është detyruar të qëndrojë atje prej datës 13 Mars për shkak se nuk u lejua lëvizja e lirë. Xhaferri është nisur të kthehet në banesën e tij të cilën e ka në qytetin e Peshkopisë por në mungesë të furgonave në fshatin Tërnovë e Vogël ka udhëtuar për 3 orë e gjysëm deri në rrugën kryesore Bulqizë – Peshkopi. Ai ka vijuar ecjen drejt Peshkopisë dhe thotë se nëse nuk e marrin makinat e rastit do të shkojë në këmbë. Banorët e zonave rurale janë penalizuar rëndë me mbylljen e transportit publik, sidomos ata që nuk aknë makina private. Të gjendur në këto kushet, ata i janë rikthyer lëvizjes në këmbë jo vetëm nga fshati në fshat, por edhe drejt qyteteve ku dhe dalin e bëjnë blerje të nevojshme.