
Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu thotë se deri tani institucionet vendore po e menaxhojnë mjaft mirë situatën e krijuar nga pandemia, ndonëse Bulqiza nuk ka patur asnjë rast deri tani. Sipas tij, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe policia lokale e cila ka bërë kontrolle të vazhdueshme për zbatimin e masave qoftë nga qytetarët e qoftë nga bizneset. Nënprefekti Muliu, tha se problem deri tani mbetet hapja e transportit publik pasi zonat e thella malore, nuk mund të zbresin me furgona. Në mungesë të mjeteve private, ata në shumë raste detyrohen të ecin në këmbë. Edhe në spitalin e Bulqizës janë rezervuar hapsira që në rast nevoje të përdoren për izolimin e të infektuarve me Covid-19.