Edhe kjo e shtunë nuk shënoi asnjë rast të ri të të infektuarish me Covid-19 në Qarkun Dibër. Rezultatet e analizave për më shumë se 20 persona në të gjithë qarkun të dërguara dy ditë më parë, kanë rezoltuar negativ. Ndërkohë këtë të shtunë janë dërguar 6 tampon nga Dibra dhe 2 nga Mati në kuadër të gjurmimit të rasteve aktive që janë në këto dy rrethe. Burima pranë Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Dibër, Mat e BUlqizë bëjnë të ditur se të gjithë të infektuarit aktiv që mbulohen nga këto njësi, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në Mat e Klos vijojnë të jenë vetëm 3 raste aktive me Covid-19, përjatësisht 2 në qytetin e Burrelit dhe 1 në fshatin Kloskatund të Bashkisë së Klosit. 21 rastet e tjera janë në Bashkitë Dibër e Bulqizë. Mjekët e familjes vijojnë të jenë në kontakt me të infektuarit duke monitoruar hapa pas hapi gjendjen e tyre. Deri tani në Qarkun Dibër kanë humbur jetën vetëm një person i infektuar me Covid-19, një 57 vjeçare nga qyteti i Peshkopisë. Specialistët e shëndetësisë vijojnë të bëjnë apel për zbatimin e masave mbrojtëse ndaj Covid-19 si përdorimin e maskave në ambjente të mbyllura, mbajtja e distancës si dhe dezinfektimi apo larja shpesh e duarve.