Çollaku zbulon emrin: Ky do të ishte presidenti model për Shqipërinë

0

I ftuar në “Radari Informativ” të gazetares së Abc  të gazetares Juli Xhokaxhi, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Ri të Republikës.

Çollaku tha se Presidenti i ri i republikës, duhet të jetë një figurë e pastër dhe gjithëpërfshirëse, që të përfaqësojë unitetitn e popullit.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi, nëse kishte një emër të preferuar, ose një model për Presidentin, Çollaku tha se për të Neritan Ceka do të ishte personi i duhur për postin e kreut të Shtetit.

“Për mua një figurë si Neritan Ceka do të ishte modeli im për president”, tha Çollaku në “radari Informativ”.