Rekamë

Çmimi i karburanteve në vendin tonë vijon të jetë më i larti në rajon. Një litër naftë aktualisht në tregun me pakicë shitet me 183 deri në 189 lekë për litër.

Megjithëse ka një ndryshim nga koha kur këto çmime diktoheshin nga bordi i transparencës për hidrokarburet, sërish vlera mbetet e lartë krahasuar me vendet fqinje.

Aktualisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut një litër naftë tregtohet në vlerën nga 140 deri në 150 lekë. Afërsisht 40 deri në 50 lekë më lirë se në vendin tonë.

Po ashtu, mësohet se ka rënë ndjeshëm çmimi i karburanteve edhe në bursën ndërkombëtare.

Dy vite më parë, në mbarë vendin u zhvilluan protesta masive nga qytetarët për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të hidrokarbureve. Protestat qytetare u shtrinë në rrugët nacionale, duke bërë që në atë kohë të detyronin qeverinë të reagonte dhe të ulte çmimin, i cili kishte arritur vlerën historike të 260 lekë të rinj për litër.

Por, pas dy vitesh, siduket shqiptarët janë ambjentuar me çmimet e larta të hidrokarbuereve e jo vetëm, por edhe të produkteve bazë jetike, pasi nuk po reagojnë ndaj këtij fenomeni.