Ballina SOCIALE Çmimet e larta, shtojnë listat në dyqane, familjet në nevojë s’arrijnë të...

Çmimet e larta, shtojnë listat në dyqane, familjet në nevojë s’arrijnë të blejnë as kripë me lekë në dorë

0

  Shtrenjtimi i çmimeve të produkteve të shportës ka vështirësuar jetesën e familjeve në nevojë. Në dyqane po shtohen çdo ditë bnorxhet që banorët ju kanë pronarëve. Më e vështirë situata duket në zonat rurale ku dhe të ardhurat ekonomike për shkak të mungesës së punës janë minimale. Bujar Rama i cili ka një dyqan në fshatin Radovesh të Bulqiës, thoptë se lista e atyre që marrin produkte borxh po vjen në rritje nga dita në ditë. Ai shton se varfëria ka arritur në ekstrem teksa edhe kripën banorët e marrin borxh.

 Banorët e Radoveshit thonë se mungesa e të ardhurave ekonomike dhe çmimet e larta të produkteve të shportës që janë rritur muajt e fundit e bëjnë jetesën e tyre të vështirë. Ata shprehen se varfëria ka arritur deri aty saqë çdo produkt që nuk e prodhojnë vetë në fshat, ta marrin me listë, qoftë edhe kripa për ta hedhur në ushqim. Varfëria është e dukshme në këtë fshat pasi enët e kuzhinës apo veshmbathjet lahen ende në oborr në mungesë të lavatriçes apo ujit në banesë.

Nga ana tjetër banorët tregojnë se kanë turp të kalojnë para dyqaneve të cilëve ju kanë borxh pasi nuk kanë patur mundësi tjua paguajnë.

Exit mobile version