Cikloni i cili ka pushtuar Greqinë i merr jetën emigrantit shqiptar

0
5

Stuhia e fortë që ka përfshirë pjesën perëndimore të Greqisë gjatë natës së kaluar ka shkaktuar edhe viktima. Deri tani janë konfirmuar dy të vdekur, ndërsa njëri prej tyre mësohet të jetë një emigrant shqiptar.
Mësohet se bëhet fjalë për një emigrant 63-vjeçar, i cili punonte si fermer në zonë.
Mediat greke raportojnë se shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është rrëmbyer nga uji, i shkaktuar  nga shirat e furishëm. Ndërkohë trupi i tij i pajetë është arritur të gjendet vetëm pas disa orësh kërkime nga autoritetet.
Po ashtu, raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë është ndërprerë edhe energjia elektrike.
Stuhia ‘Ianos’ është përshkruar si uragan i rrallë mesdhetar.
Deri më tani janë konfirmuar dy viktima, ndërsa një grua rezulton ende zhdukur.