Rekamë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka pritur në një takim zyrtar kryeministrin italian Giuseppe Conte, vizitë kjo e zhvilluar në kuadër të hapjes së negociatave për Shqipërinë

“Një moment i rëndësishëm vizita e kryeministrit italian në Tiranë. Bashkëpunim i shkëlqyer mes dy vendeve. Vizita e kryeministrit Conte, në kuadër të një vendimi të rëndësishëm për Shqipërinë.

Mbështetja e Italisë nuk është lëkundur asnjëherë për Shqipërinë.Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë kryer detyrat e shtëpisë. Në këtë aspekt dua ta falenderoj kryeministrin qeverinë italine, që në koherencë të plotë, por edhe në shprehje kuptimplotë të vullnetit të mirë për asnjë moment nuk është lëkundur në mbështetjen e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rajonit.

Jemi në këtë proces sepse e kërkon e ardhmja, për të ndërtuar një Shqipëri të së drejtës dhe një demokraci funksionale. Prekëm edhe aspektin e marrëdhnëieve bilaterale që nuk kanë asnjë shqetësim, por mbetet sfida e thellimit në aspektin ekonomik.” – u shpreh kryeministri.