Tashmë në Parkun “Mbretëresha Geraldinë” të qytetit të Burrelit do të ketë një çezme publike, e realizuar në kuadër të projektit për ndërtimin e puseve të ujit në të gjitha institucionet publike në Bashkinë e Matit. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se këto vepra publike që po realizohen në kuadër të projektit për ndërtimin e puseve të ujit në institucionet publike arsimore, vendore, e fetare, do t’i vijnë në ndihmë të gjithë banorëve, por jo vetëm, edhe të atyre qytetarëve apo vizitorëve që do të vizitojnë Matin.

Përfaqësuesit e donatorëve për hapjen e këtyre puseve tha se mbështetja e strukturave vendore e ka bërë më të lehtë punën në terren.

Puse uji janë hapur deri tani në shumë institucione publike si në çdo qendër administrative, pranë spitalit të Burrelit etj.

Enver Doçi