
Kjo është kabina elektrike që furnizon me energji fshatin Çernenë të Njësisë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër. Ashtu si në shumë zona të tjera edhe këtu mungojnë elementët e sigurisë pasi i mungon dera. Për shkak të pozicionit në të cilin ndodhet, kabina është një rrezik i madh për komunitetin e zonës e sidomos fëmijët. Në mungesë të hapsirave të tjera për të luajtur, fëmijët e fshatit Vojnik mblidhen çdo ditë në sheshin para kabinës për të luajtur. Ata ndjehen të rrezikuar sa herë topi përfundon në kabinën elektrike. Vetë fëmijët thonë se kanë frikë se një ditë do të mbesin në rrymë sepse nuk është aspak e sigurtë.
Për banorët ky është një turp i madh për instancat përgjegjëse. Sipas tyre, OSHEE kujdeset vetëm për të vjelë faturat e energjisë elektrike, por aspak për objektet e saj. Banorët e revoltuar kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë sa ende nuk është shënuar ndonjë tragjedi. Deri tani në rrymën elektrike kanë mbetur disa kafshë të imta, por për fat të mirë jo njerëz, megjithëse rreziku ekziston.
Kjo kabinë elektrike ndodhet ngjitur me rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi dhe është e pamundur që të mos bie në sy problematika e saj, kur përgjegjësit lëvizin në këtë rrugë.