Një ditë më parë ishte vetë nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu i cili deklaroi se një nxënës në shkollën 9-vjeçare “Zenepe Miftari” të fshatit Cerenec kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 pasi edhe familja e tij ishte e infektuar.
Ndërkohë ne bëmë një vëzhgim gjatë ditës së sotme në këtë shkollë ku vumë re se mësimi vijon normalisht dhe nuk ka pezullim të tij. Në klasë fëmijët qëndrojnë të pajisur me maskë dhe nga një për tavolinë ashtu siç dhe e parashikon protokolli i sigurisë në shkolla i nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e arsimit.
Shkolla ka 50 fëmijë nga kopshti deri në klasën e pestë. Ndërkohë mësohet se nuk ka patur testime në personelin arsimor në këtë shkollë edhe pse një nga fëmijët është izoluar në banesë si pasojë e koronavirusit. Pezullimi i mësimit në shkolla nuk mund të bëhet nëse stafi pedagogjik nuk është i infektuar në masën deri në 50% të tij.