Çerenec i Sipërm mungon shërbimi shëndetësor parësor, problem edhe kopshti e shkolla

Çerenec i Sipërm mungon shërbimi shëndetësor parësor, problem edhe kopshti e shkolla

Veç problemit të rrugëve që i ka të prishura, fshati Çerenec i Sipërm në Bulqizë po përballet edhe me mungesën e shërbimit shëndetësor parësor. Edhe pse në këtë fshat është një qendër ambulatore, banorët thonë se ajo nuk funksionon për shkak se nuk ka infermier. Ai që ishte më parë ka kaluar në fshatin tjetër ngjitur, ndërsa godina ambulatore këtu rri bosh dhe dritaret po i mbulohen nga ferrat. Hajrie Muka, banore e fshatit Çerenec i Sipërm, thotë se prej kohësh detyrohet që për një injeksion të thjeshtë të udhëtojë deri në Shupenzë. Po ashtu, ajo shton se problem mbetet edhe mbyllja e shkollës ku tani nuk ka më as kopsht për fëmijët e vegjël.

Nga ana tjetër banorët thonë se duan ta kenë shërbimin shëndetësor sa më afër banesave, pasi pjesa më e madhe e fshatit është moshë e tretë dhe e ka të vështirë të udhëtojë larg për të marrë një injektim të thjeshtë.