Ndonëse reforma administrative territoriale supozohet që u mbyll në vitin 2015, ende nuk ka një hartë të saktë të njësive administrative të dala pas shkrirjes së ish komunave. Vendimi i Këshillit të Ministrave numër 433 i vitit 2016, të gjitha pasuritë pyjore dhe kullotat që ishin përgjegjësi e Ministrisë së Mjedisit i kaluan pushtetit vendor. Pikërisht këtu ka ngecur reforma. Për të realizuar hartën që do të jetë zyrtare e njësive administrative.
Në hartën e publikuar nga Autoriteti Shtetëror për Informacion Gjeohapsinor, rezulton që Bashkisë së Klosit t’i jenë cënuar kufijt administrative me Dibrën, pikërisht në malin e Balgjajt. Në hartë tregohet qartë që kufiri midis dy njësive administrative ka zbritur poshtë liqeneve, duke gllabëruar afërsisht një sipërfaqe prej 950 hektarësh. Banorët e fshatit Kurdari shprehen se ky është një skandal që po ju bëhet dhe se apelojnë që të ndërhyhet sa më parë për të ruajtur kufijt e mëparshëm administrative, ndryshe paralajmërojnë aksione.
Mat Tv pak ditë më parë pyeti edhe Prefektin e Qarkut Dibër, për këtë problem, i cili tha se mund të jetë gabim teknik, por çështja vijon të shtrohet, përse nuk ka ndodhur e kundërta, por është cënuar territori i Klosit.