Çelja e sezonit turistik në Mat, aktivitete të shumta artistike

0

  Mati ka çelë zyrtarisht sot sezonin turistik 2022 me një sërë aktivitetesh të zhvilluar në qytetin e Burrelit. Siparin e aktiviteteve e hapi panairi i mbajtu në sheshin “Kastriotët” me pjesmarrjen e shkollave por jo vetëm të të gjithë trevës së Matit. Në këtë panair u ekspozuan veç gatimeve tradicionale të zonës së Matit, veshjet popullore të krahinës, punime artizanale në dru dhe skepozitë e dokumentave të shpalljes së Burrelit njësi administrative e nënprefekturës Mat gjatë periudhës së mbretërisë. Për të parë nga afër këtë panair, me ftesë të Bashkisë Mat, ishin edhe kryetarë të bashkive të tjera të vendit tonë si dhe të Kosovës. Ata vizituan të gjithë panairin ku u njohën me pasurinë e larmishme të kuzhinës matjane, traditat dhe kostumografinë e krahinës.

  Krahas panairit në sheshin “Kastriotët” u zhvillua edhe festivali i “Valltarëve të vegjël” me pjesmarrjen e nxënësve të shkollave nga Bashkia e Matit dhe ajo e Klosit.

Pas këtij festivali, Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj e ai i Klosit Ilmi Hoxha të shoqëruar edhe nga të ftuarit e tjerë bënë zbulumin e pllakadës së Bibliotekës Mat ku nga sot do të mbajë emrin e prozatorit të parë të letrave shqipe, “Pjetër Budi”.

  Të ftuarit u njohën edhe me historinë e figurës së Budit, një letrar me përmasa kombëtare.