Ballina Qarku Diber KLOS “Çekreku”, rrotulla metalike si vepër arti në kanalin e Klosit

“Çekreku”, rrotulla metalike si vepër arti në kanalin e Klosit

0

Është e pamundur nëse keni kaluar në rrugën Klos – Bulqizë dhe të mos jeni ndeshur me pamjen e kësaj rrotulle ngjitur me rrugën nacionale në lagjen “Voshi” të fshatit Kloskatund. Ndoshta shumë pak e dijnë, por kjo ndodhet në këtë vend prej 37 vitesh. Ndërtuesi i saj është Sali Voshi i cili banon aty pranë. Saliu na tregon se e quan në dialektore “Çekrek” dhe qëllimi i saj është për të nxjherrë ujin në anën tjetër të rrugës, por duke mos harxhuar asgjë. 79 vjeçari Sali Voshi thotë se në vitin e largët 1984 këtë objekt e pa në një emision televiziv të Austrisë dhe vendosi që bashkë me vëllain e tij ta ndërtonin.

Duke qenë se ishte një vepër e rrallë për kohën, Saliu na tregon se e akuzuan se abuzonte me ujin vaditës, por që kurrë nuk i kërkuan ta hiqte “Çekrekun” që kishte ndërtuar.

Duke qenë se ky mekanizëm ndodhet ngjitur me rrugën nacionale, ai tërheq vëmendjen e të gjithëve. Ndërtuesi i saj Sali Voshi na tregon se aty ndalojnë me dhjetra njerëz kureshtar jo vetëm nga zona të ndryshme të shqipërisë por edhe të huaj, pasi ajo tashmë është vepër arti.

Exit mobile version