Ballina AKTUALITET Çedon rruga lidhëse e lagjes së re të Bulqizës, bëhet burim aksidentesh

Çedon rruga lidhëse e lagjes së re të Bulqizës, bëhet burim aksidentesh

0

Kjo është rruga që lidh lagjen e re të qytetit të Bulqizës me rrugën e Arbrit. Prej afro dy vitesh ky segment ka pësuar një çedim të konsiderueshëm duke u kthyer në burim aksidentesh për drejtuesit e automjeteve. Pjesa e dëmtuar e rrugës lidhet ne faktin e rrëshqitjes masive të tokës e cila ka përfshirë edhe banesat. Banorët janë shprehur vazhdimisht se fenomeni ka nisur me ndërtimin e trasesë së rrugës së Arbrit, ndërsa mungesa e kanaleve kulluese ka bërë që toka të rrëshqasë në një sipërfaqe të madhe, duke përfshirë edhe rrugën e asfaltuar që lidh lagjen e re dhe shërben si unazë mes dy lagjeve të Bulqizës. drejtuesit e mjeteve shprehen se çedimi i këtij segmenti është kthyer në burim aksidentesh, sidomos për ata që nuk e dinë që ekziston një gjë e tillë në të. Një tjetër problematikë është se automjetet që shkojnë drejt Bulqizës futen në sens të kundërt, duke u bërë rrezik për karambolime me mjetet e tjera. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që të ndërhyhet dhe të zgjidhet ky problem pasi po ju shkakton edhe dëmtime të automjeteve të tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=6r197yxZyC4&t=1s&ab_channel=MATTELEVIZION

SHIKO EDHE

https://www.youtube.com/watch?v=2H6UI_Z16Gw&ab_channel=MATTELEVIZION
Exit mobile version