Ballina AKTUALITET Byppasi i rrugës së Arbrit, një tmerr për drejtuesit e mjeteve

Byppasi i rrugës së Arbrit, një tmerr për drejtuesit e mjeteve

0

  Duke qenë se është alternativë e vetme që nëpërmjet rrugës së Arbrit qytetarë të ndryshëm mund të udhëtojnë drejt Tiranës apo Qarkut Dibër, byppasi i Murrizit është kthyer në një tmerr për drejtuesit e mjeteve. Problemet në të janë nga më të shumtat, por disa janë edhe të rrezikshmme. Siç duket nga pamjet, kjo pjesë e cila ndodhet në fshatin Bastar Murrize të Tiranës ka pësuar deformim të dukshëm, duke bërë që mjetet, sidomos ato të vogëla të kenë vështirësi për të qarkulluar në të. Drejtuesit e automjeteve thonë se çdo ditë mjetet e vogëla pësojnë kontakt me trupin e asfaltit për shkak të gungës së krijuar si pasojë e uljes së tokës. E megjithëse kjo situatë është prej muajsh, ata shprehen se nuk është marrë asnjë masë për ta riparuar. Shqetësues fakti mbetet në këtë stinë ku ka edhe pranicë të ngricave.

  Një tjetër problem i vazhdueshëm në byppasin e Murrizit janë edhe kthesat shumë të forta, në të cilat ka thuajse çdo ditë aksidente. Drejtuesit e mjeteve bëjnë apel që deri në hapjen për qarkullim të tunelit, bajpasi i Murrizit duhet mirëmbajtur në mënyrë që të mos ketë probleme me qarkullimin e automjeteve.

Exit mobile version