Rekamë

Fshati Bushkash në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit është një ndër 100 fshatrat e përzgjedhur nga qeveria për tu kthyer në destinacion turistik. Fshati në vetvete ka shumë potencial për zhvillimin e agroturizmit për shkak edhe të pozicionit gjeografik në të cilin ndodhet.

Vendosja e tij buzë liqenit të ulzës dhe ngjitur me rrugën nacionale Tiranë – Peshkopi i jep akses të vizitueshëm nga të gjithë. Por ashtu si në shumë fshatra të tjerë edhe në Bushkash ende nuk kanë nisur investimet që janë menduar të bëhen. Banorët mezi presin që në fshatin e tyre të investohet, pasi në këtë mënyrë edhe nuk do ta braktisin atë. Madje ka nga ata banorë të cilët shprehen se do të vendosin në dispozicion edhe pronat e tyre për investimet e planifikuara si rrugë etj.

Nisma 100 fshatrat turistik u mor nga qeveria dy vite më parë. Në Mat e Klos u përzgjodhën fshatrat Bushkash e Gurë i Bardhë.