
Ekipi i Burrelit do të zhvillojë të shtunën në “Liri Ballabani” ndeshjen e dytë pas righapjes së kampionatit e cila ishte ndërprerë për shkak të pandemisë Covid-19. Matjanët do të presin në shtëpinë e tyre ekipin e Veleçikut të Koplikut ndeshje e cila do të luhet në orën 17:00.
Trajneri i ekipit të Burrelit, Renato Hoti zhvilloi të premten seancën e fundit stërvitore para ndeshjes ndaj koplikasve. Ai i dha porositë e fundit skuadrës, ku mes të tjerash ju kërkoi që të mos bëjnë asnjë gabim dhe se nuk duhet të ketë rezultat tjetër veç fitore.
Ndeshja mes Burrelit dhe Veleçikut vjen pas asaj të një jave më parë ku matjanët humbën në transfertën me Dinamon. Por ekipit matjan do t’i mungojë lojtari i 12, pasi takimi do të luhet papraninë e tifozërisë.