Ballina SPORT “Burrelit” i ikën Farruku, sulmuesi i bashkohet ekipit të Dinamos

“Burrelit” i ikën Farruku, sulmuesi i bashkohet ekipit të Dinamos

0

Pas përfundimit zyrtarisht të kampionatit të kategorisë së parë në futboll, ku sulmuesi i ekipit “Burreli”, Florenc Farruku, shkëlqeu gjatë gjithë garës, mëohet se ai i është bashkuar ekipit të “Dinamos”, që aderon në ligën superiore të futbollit shqiptar.

23-vjeçari matjan vjen nga dinastia e futbollit “Farruku”, e cila ka një histori të gjatë dhe të suksesshme në futbollin shqiptar. Florenc Farruku ka luajtur për shumë vite me skuadrën e futbollit “Burreli”, e cila ka patur paraqitje të shkëlqyer në kampionatin futbollistik të kategorisë së parë, kryesisht vitet e fundit.

Në sezonin 2024 – 2025, sulmuesi i Burrelit Florenc Farruku u rendit i treti për nga golashënuesit më të mirë të kategorisë së parë, me 15 gola të shënuar në të gjithë kampionatin.

23-vjeçari Farruku është prezantuar pak ditë më parë tek ekipi me emër i “Dinamos” dhe në njoftim publik klubi njofton se “Florenc Farruku është sulmuesi më i ri i “Dinamo City”. Lojtari matjan ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja”- thuhet në njoftimin zyrtar të ekipit dinamovit.

Ndërsa vetë futbollisti Florenc Farruku, në një postim në rrjetin social Facebook, falenderon të gjithë stafin teknik të ekipit matjan të futbollit, drejtuesit e klubit të futbollit “Burreli” dhe tifozerinë  matjane që në kaq vite ka besuar në lojën e tij.

Exit mobile version